Quni: Sulmi në Banjskë përfshinte rreth 200 persona, operacioni s’ishte i përkohshëm

by Nexhat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë, veri të Kosovës, më 24 shtator, ka vlerësuar se operacioni ka kaluar nga trajnime individuale deri tek trajnimet përfundimtare kolektive, dhe sipas tij, numri që është përfshirë në operacion mund të ketë qenë nga 150 deri në 200 persona.

Siç ka deklaruar ai rreth 200 persona janë stërvitur për të kryer sulmin në Banjskë, ndërsa, operacioni sipas tij, është i kushtueshëm dhe se nuk ishte i përkohshëm.

banner

Quni ka thënë se një operacion i tillë kërkon kohë dhe përgatitje të kujdesshme.

“Personat që janë përzgjedhur për këtë detyrë kanë kaluar nëpër procese dhe teste të ndryshme, përfshirë teste psiko-fizike, besueshmërisë dhe homogjenitetit. Ata janë trajnuar në shumë aspekte të përfshirë në operacione të tilla, përfshirë manipulimin me armë, eksplozivë, dronë, pajisje anti-tank, mbledhjen e informatave dhe vëzhgimin”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.

Gjithashtu, Quni ka shtuar se përgatitja e personave të përfshirë mund të jenë edhe ekspertë të fushave të ndryshme si IT, komunikim strategjik dhe ekspertë të inteligjencës.

Quni ka besuar se ky operacion nuk ka qenë i përkohshëm, por është planifikuar për një kohë të gjatë dhe mund të ketë ndikim të rëndësishëm në situatën politike të rajonit.

Ai ka vlerësuar se shenjat e përgatitjes së këtij operacioni përfshijnë sasinë e municionit, bateritë e radiolidhjeve dhe ushqimin, të cilat nuk mund të kenë hyrë për një kohë të shkurtë.

“Kur shohim sasinë e municionit deri tek mbushësit, bateritë e radiolidhjeve deri tek ushqimi e të tjera, unë supozoj që nuk kanë hyrë për një kohë të shkurtë, nuk ka qenë operacion i përkohshëm, por një operacion që mundet të qëndroj edhe pas disa reagimeve të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, edhe me kriju një realitet të ri politik”, ka deklaruar Quni.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy