Rusia ka vazhduar me stilin e saj të propagandës dhe keqinformimit në raportin mes Kosovës dhe Serbisë.
Kësaj here, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, aktin e agresionit serb ndaj autoriteteve të Kosovës, po e quan “incident” dhe për këtë, sipas saj, Serbisë po i bëhen akuza të pabaza, përcjell klankosova.tv.
“Pas kësaj, nuk ka dyshim se akuzat e Prishtinës janë të pabaza dhe të padrejta”, deklaroi Zakharova.
Tutje ajo e ka minimizuar tërësisht aktin kriminal serb, në raport me palën kosovare edhe në çështjen e dialogut, duke e paraqitur Beogradin si palë konstruktive.
”Dialogu shumëvjeçar i Brukselit për Kosovën ka treguar bindshëm se e vetmja palë konstruktive që përpiqet për një zgjidhje të civilizuar, paqësore, ligjore ishte dhe mbetet Beogradi”.
Ndërsa e rrit dozën e propagandës, ajo pretendon se në Kosovë po bëhet “spastrim etnik i serbëve”.
”Prandaj çdo përpjekje për ta paraqitur Serbinë si luftënxitëse është absurde, është një gënjeshtër që synon diskreditimin e Beogradit, largimin e vëmendjes nga spastrimi etnik antiserb që është duke u nisur kundër serbëve në krahinë”, tha zyrtarja e MPJ-së ruse, Maria Zaharova.