Mbrojtësi i krahut të djathtë, Armend Thaqi ka folur për fitoren e madhe të Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit.
Skuadra e Ilir Dajës e mposhti klubin e madh kroat me rezultat 2-0 në ndeshjen e luajtur në Prishtinë që i takoi Grupit C të Ligës së Konferencës.
“Ka disa ndeshje që po luajmë mirë, por na ka munguar rezultati. Mirëpo, këtë herë jo vetëm që luajtëm mirë por edhe shënuam fitore që është shumë e mirë dhe shumë e madhe”.
“Ishte ndeshje shumë e vështirë dhe e fortë deri në fund, por në morëm pikët e para në grup dhe jemi shumë të lumtur. Kjo fitore është e mirëseardhur për ndeshjet tjera që na presin”.
“Nëse e mposhtim favoritin kryesor të grupit, atëherë pse mos ta kalojmë grupin. Kështu që, do të kujdesemi që në asnjë mënyrë mos ti përsëritim gabimet e vitit të shkuar dhe nuk do t’i përsëritim këto gabime”.
“Kemi edhe shumë ndeshje deri në fund, por do të përgatitemi dhe do të mundohemi të kalojmë grupin dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund. Do të mundohemi me mish e me shpirt për të arritur këtë”, ka thënë Thaqi.