Bardhi: Ke 2 kate në kullën më të shtrenjtë! Basha: Shpifje, familja ime ka të deklaruar çdo cent

by Nexhat

Përplasja mes Lulzim Bashë dhe Gazment Bardhit nisi në Parlament pasi Basha iu drejtua kryeparlamentares Lindita Nikolla për njoftimin që asaj i ka ardhur para një muaji në lidhje me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së.

” Sot është data 5 Tetor. Më 4 Shtator, ju keni bërë një njoftim të ardhur nga PD. U bë një muaj që ky njoftim dhe vendimet e mëpasshme të PD injorohen dhe nëpërkëmbën nga ana juaj. Pas konsultimit të rregullave do të bënit publik vendimin tuaj. Ju nuk keni bërë publik asnjë vendim dhe vazhdoni të  merrni zvarrë përfaqësimin e PD duke vendosur sipas qejfit dhe jo sipas kushtetutës. Fshiheni pas rregullores së kuvendit, e cila nuk ju jep asnjë të drejtë të vononi vendimmarrjen formale për t’i dhënë PD zërin dhe përfaqësimin që ka në këtë kuvend. Nuk ka vendime të grupit parlamentar të PD, interpretime të njëanshme sepse ju kështu e doni opozitës, siç ju do qejfi ju, doni ta bëni gjithë Shqipërinë Kukës. Jepni fund kësaj maskarade. Është detyra juaj që të shprehuni pro kushtetutës, pro ligjit për partitë politike. Shprehuni pro kodit zgjedhorë siç e keni për detyrë ose në qoftë se keni vendosur në kulisat tuaja të errëta të aleancave të kullave dhe të non-gratave ki guxim edhe dil e thuaju shqiptarëve që je pjesë e asaj aleance.”

Mëpas fjalën e mori Gazment Bardhi që e akuzoi Bashën për disa kate në një kullë të Tiranës.

” Të jem i sinqertë u emocionova shumë veçanërisht nga kjo aleanca e kullave. Parafolësi (i referohet Lulzim Bashës) është i vetmi që muajin e fundit ka marrë nja dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës dhe kur vjen këtu për të akuzuar kolegët për aleanca kullash, numëro njëherë katet e kullave të tua në kullën më të shtrenjtë të Tiranës, tënden dhe të familjarëve të tu.

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit Basha teksa ka mohuar akuzat, e cilësoi Bardhin avokat të Berishës, ndërsa thejsoi se familja e tij ka të deklaruar çdo cent.

“Përgjigja ime ishte aty. Është shpifje e pastër e shkollës berishiste. Vjen nga një njeri që sulmonte babain e Zenit dhe sot është bërë avokat dhe i kullave 64 katëshe. Familjarët e mi e kanë çdo gjë transparente, cent më cent taksat ndryshe nga aleancat e kullave dhe avokati i tyre më i ri, Gaz Bardhi.”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy