Analisti Dukagjin Gorani deklaroi në “Pressing” në T7 se vendi ndodhet “në një rreth të mallkuar dhe dalja nga ky rreth përditë po bëhet më e vështirë”.
“Jemi ra në situatë kur zgjidhja për problemin që e kemi me Serbinë është efektivisht e pamundshme, mas agresionit terrorist asnjë prej zgjidhjeve nuk munden me u marrë parasysh, për më tepër, ne as në fund te mendjes se ka që zgjidhjen duhet me gjetë vetë. Krejt ne jemi të vetëdijshëm që zgjidhjen, Kosova në vete nuk mundet me gjetë, që do të thotë duhet të bëhet përmes një koordinimi me Bashkësinë Ndërkombëtare”, tha ai.
Kësisoj, Gorani tha se “na jemi aktualisht në një rreth të mallkuar dhe dalja prej tij përdtë e më shumë bëhet më e vështirë, kurse kultura e të folures ose diskursit problematizues që mos me mujt me dalë me zgjidhje, është e dekurajon secilin individ”, tha ai.