Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit është duke e penguar punën e komunave që udhëhiqen nga opozita.
Sipas tij, qytetarët që jetojnë në komunat ku nuk qeverisë Lëvizja Vetëvendosje po shpërfillen nga pushteti.
Lëivjza Vetëvendosje drejton katër komuna, Gjilanin, Podujevën, Shtimen dhe Kamenicën.
”Qeveria e Kosovës, që e ka marrë votën popullore me propagandë populliste #KREJTdheDREJT për pushtet absolut, nuk e ka në qendër të interesit të vet qytetarin e Kosovës, as shtetin e Kosovës, por pushtetin e vet“.
”Po ta kishte hallin e qytetarit të Kosovës, siç po thotë se e ka Qeveria e Albin Kurtit, nuk do të bënte çmos, siç po bën, për të shpërfillur e nëpërkëmbur këtë interes duke penguar punën e pushteteve komunale kudo ku qeveris opozita, aty ku s’është në pushtet Vetëvendosja“, ka thënë Hamiti
”Rasti më ilustrativ është Prishtina, kryeqyeti i Kosovës, që prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve të kësaj komune por edhe të gjithë Kosovës. Edhe këta janë qytetarë të Kosovës. Janë të shpërfillur e të përbuzur nga Qeveria aktuale e Kosovës”, ka deklaruar ai.