Lexoni horoskopin e ditës për të zbuluar se çfarë kanë rezervuar yjet për ju: parashikimet astrologjike të ditës së sotme e enjte 5tetor 2023 për secilën shenjë të zodiakut. Gjithçka për dashurinë, punën, mirëqenien dhe fatin.
DASHI: Gjatë kësaj dite dashuria dhe marrëdhënia shoqërore do jenë prioritet. Nëse arrini t’iu jepni rëndësinë e duhur do ndiheni më të gëzuar. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një ditë të bukur. Partneri do ua plotësojë të gjitha dëshirat dhe keni për t’u ndier më mire se kurrë më parë. Nëse jeni beqarë do dashuroheni me shikim të parë me një person të ri në punë dhe do ja shprehin atij këtë gjë me shikime dhe gjeste. Në punë do luftoni shumë për të arritur atje ku doni dhe për asnjë moment nuk do keni dyshime për hapat që duhet të hidhni. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por gjithsesi me i kënaqshëm se disa ditë më parë.
DEMI : Gjatë kësaj dite do jeni shumë të ndjeshëm dhe kjo mund të bëjë që të keni edhe ndonjë pakënaqësi ndaj të tjerëve. Sido që të vijnë punët më mirë ruani qetësinë dhe mos flisni pa u menduar. Për ju që keni një lidhje, klima yjore do jetë gjithë kohës e ekuilibruar. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe mund të vendosni të bëni edhe diçka që ju ka pëlqyer gjithmonë. Ju beqarët nuk do jeni gati të ndryshoni statusin edhe pse mundësitë që do ju shfaqen do jenë fantastike. Sipas Horoskopit, në punë ngarkesa e madhe mund të shtojë stresin dhe mund t’iu shpërqendrojë disi. Gjendja e financave do varet nga shpenzimet që do kryeni dhe nga mënyra e organizimit.
BINJAKËT: Gjatë kësaj dite Marsi do nxitë edhe më shumë besimin në vetvete. Nga ana tjetër do jeni të logjikshëm dhe do e dini mirë si e kur të veproni. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë e begatë, plot ngjyra e hare. Do përjetoni kënaqësi dhe emocione të pafundme. Ju beqarët do ua kushtoni gjithë kohën e lirë miqve dhe nuk do e keni mendjen për të filluar një lidhje serioze. Në punë nuk do jetë synimi juaj bërja e gjërave, por gjetja e mënyrës së kalimit në një tjetër stad edhe më të lartë. Në planin financiar gjendja do jetë e shkëlqyer dhe do kryeni edhe investime afatgjata. Do ndiheni mirë në çdo moment sepse do mund të kryeni çdo shpenzim. Shpëtoni nga dhimbja e muskujve dhe kockave! Trajtimi i thjeshtë që funksionon!
GAFORRJA: Atmosfera do jetë elektrizuese dhe shpesh e zymtë gjatë kësaj dite. Asgjë nuk do ju ecë si keni parashikuar. Ju që jeni në një lidhje do keni konflikte të vogla, por që fatmirësisht pa pasoja të rënda. Në mbrëmje çdo gjë do zgjidhet dhe qetësia do mbizotërojë. Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe do fiksoheni pas dikujt. Në punë do IU jepet detyra e mbikëqyrjes së të tjerëve. Vërtet do e keni pak të vështirë ta bëni këtë sidomos me kolegët e vjetër, por do jeni të detyruar. Në planin financiar mos shpenzoni shuma të mëdha sepse keni për t’u gjendur në situata shumë të vështira më pas.
LUANI: Sot do jeni të zotët të lëvizni edhe male për të arritur atje ku dëshironi. Gjithsesi gjithmonë do bëni kujdes të mos nxitoheni. Për ju që keni një lidhje do jetë dite pasionante kjo e sotmja. Do përjetoni ndjesi të reja të cilat do ua shtojnë dëshirën për të jetuar. Ju beqarët do realizoni takime nga më të veçantat dhe do hidhni hapat e para drejt krijimit të një lidhjeje. Në punë Mërkuri do jetë planeti më i favorshëm dhe do ju ndihmoje t’i përshpejtoni më shumë gjërat. Në planin financiar do jeni më të organizuar se më parë dhe do dini si t’i kryeni me maturi shpenzimet. Nuk do mendoni vetëm për të sotmen.
VIRGJËRESHA: Hëna do ju bëjë shumë të ashpër gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë as nuk do logjikoni për ato që do bëni. Nëse keni një lidhje mundohuni të gjeni gjuhën e duhur për të folur me partnerin sepse po gabuat do fillojnë konfliktet pa mbarim. Nëse jeni beqarë do keni vetëm disa takime normale dhe do mbeteni serish vetëm. Nuk ka ardhur ende dita juaj me fat. Në punë do ndiheni mirë në mjedisin ku do ushtroni aktivitetin dhe do merrni vlerësime nga shefat. Sido që te jetë mirë është që herë pas here të çlodheni. Ne planin financiar gjithçka do ndryshoje për mire fale mbështetjes se madhe qe do iu japin disa familjare.
PESHORJA: Do jeni shumë këmbëngulës gjatë kësaj dite, por mirë është të mos ja keni shumë besën askujt. Ndonjëherë personat që duken të heshtur do ju sjellin problemet më të mëdha. Nëse keni një lidhje çdo gjë që keni dashur do ju plotësohet prandaj do ndiheni më mirë se kurrë më parë. Partneri do ju gjendet në çdo moment pranë. Ju beqarëve do ju ndryshojë rrënjësisht jeta pas një propozimi që do ju bëjë dikush. Sipas Horoskopit, në punë do jeni shumë ambiciozë dhe të paduruar. Dëgjojini me kujdes këshillat e kolegëve sepse do ju flasin për mirë. Financat do jenë goxha të mira, megjithatë mirë është që të qëndroni larg shpenzimeve të konsiderueshme.
AKREPI: Planetët do ua ndriçojnë mendimet gjatë kësaj dite dhe do bëni çdo gjë ashtu siç duhet. Ju që keni një lidhje do jeni mjaft bujarë me partnerin tuaj dhe do e lini më të lire atë. Ai do e vlerësojë këtë gjë dhe do dijë si t’ua shpërblejë. Përgatituni për një mbrëmje të zjarrtë. Nëse jeni beqarë nuk duhet të thurni ëndrra të parealizueshme sepse vetëm sa do e lëndoni veten me tepër. Kthehuni në realitet dhe bëni durim. Në punë do inkurajoheni edhe nga kolegët dhe do mund të hidhni hapa gjigande. Në planin financiar do fryjë një stuhi e madhe për shkak të gabimeve që keni bërë kohët e fundit.
SHIGJETARI: Gjatë kësaj dite do jeni gjithë kohës në humor dhe të gatshëm për të bërë edhe ndonjë çmenduri të vogël. Ju që keni një lidhje do e keni të vështirë t’i rezistoni tundimit dhe ka rrezik ta tradhtoni që në mesdite partnerin tuaj. Do i hapni telashe vetes dhe do i vuani gjatë pasojat. Ju beqarët do influencoheni tej mase nga miqtë dhe do i pyesin ata për çfarëdo lloj gjëje. Në punë nuk duhet të ankoheni për asgjë sepse shefat ua kanë krijuar të gjitha kushtet që ju të ushtroni profesionin tuaj sa më rehat. Në planin financiar do jeni shumë të matur dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Vazhdoni në rrugën e nisur.
BRICJAPI: Çdo gjë do ju duket e vështirë për t’u menaxhuar sot dhe ndonjëherë do mendoni se jeni tërësisht të pazotë. Ju që keni një lidhje do jeni shumë të turbullt dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Mirë do jetë të mbani paksa distancë nga partneri derisa të qartësoheni. Do ju bëjë mirë të dyve. Ju beqarët do takoni princin e kaltër dhe do futeni në një tjetër etapë. Gjithçka tashmë do ju duket rozë. Në punë duhet t’iu qëndroni besnikë ideve tuaja dhe duhet të vazhdoni të përdorni metodat që jeni mësuar t’i përdorni. Rezultatet do jenë shumë të mira dhe askush nuk do ju kritikojë. Në planin financiar do keni goxha probleme të cilat vetë nuk do arrini dot t’i zgjidhni. Kërkoni sa më parë ndihmë.
UJORI: Sot nuk do jeni asnjë moment të kënaqur me ato që do arrini dhe do kërkoni të bëni shumë më tepër. Për ju që keni një lidhje priten ndryshime të mëdha. Do jeni më të hapur dhe komunikues me partnerin prandaj do sqaroheni për çdo. Ju beqarët do filloni një jetë shumë më ndryshe falë takimeve të mahnitshme që do realizoni. Në punë do merreni vesh shumë mirë me kolegët dhe mund t’iu propozoni atyre një bashkëpunim më të fortë për një projekt të madh. Çështjet e financave do varen tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Po u treguat të pakujdesshëm dhe të shpenzoni pa mbarim do keni probleme të jashtëzakonshme.
PESHQIT: Ditë plot ndriçim ka për të qenë kjo e sotmja. Zemra do ndihet e qetë dhe do jeni edhe më optimistë. Nëse gjithë këtë kohë keni kërkuar harmoni në jetën tuaj në çift, sot do mund ta arrini atë. Keni për t’u habitur edhe vetë sesi gjërat do ju ndryshojnë në atë mënyrë. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të pasur dikë në krah dhe do preferoni të qëndroni vetëm. Në punë do ngarkoheni edhe më shumë. Kjo do ju trembë pak fillimisht, por me kalimin e orëve do qetësoheni. Në fakt vërtet do lodheni, por do merrni më shumë përfitime. Në planin financiar fatin do e keni në krah dhe buxheti ka për t’u përmirësuar goxha. Mos abuzoni me shpenzimet gjithsesi.