Kryetari i Dragashit mirëpret Komandantin e Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it

by engel

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka pritur në një takim njoftues komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, Kolonel Gabriele Vacca, të shoqëruar nga përfaqësues të LMT-së së KFOR-it Turk – Njësia në Dragash.

Kryetari Xheladini e shfrytëzoi këtë takim njoftues me Kolonelin Gabriele Vacca për t’ia paraqitur atij një pasqyrë të shkurtër të pozicionimit gjeografik dhe organizimit politik të Komunës së Dragashit. Më pas e informoi për sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet Komuna jonë, si pasojë e pengesave të shumta të natyrës gjeografike dhe politike.

banner

Kryetari Xheladini i ka falenderuar përfaqësuesit e KFOR-it për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme për komunën që ai udheheq, si dhe kërkoi që ta rrisin mbështetjen e tyre për komunat që gjenden në zona të thella dhe larg qendrave urbane, siç është Komuna e Dragashit.

Në anën tjetër, komandanti i Komandes Rajonale perendimore, Kolonel Gabriele Vacca e falënderoi Kryetarin Xheladini për mikpritjen, duke premtuar se do t’i marrin parasysh kërkesat e tij për ta përkrahur Komunën e Dragashit.

Në fund të takimit, ai e ftoi Kryetarin Xheladini që të marrë pjesë në takimin me kryetarët e komunave dhe përfaqësues të lartë institucionalë në kampin Villaggio Italia, i cili do të mbahet më 15 nëntor të këtij viti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy