Kuvendi i Kosoves mban dy senaca plenare sot

by engel

Sot me fillim në ora 10:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e parë plenare. Deputetët e kuvendit kanë në rend dite, vetëm një pikë, Shqyrtimin e Propozim-amendamentit Kushtetues nr.27.

Ndërsa seanca e dytë plenare fillon në ora 10:30 dhe në rend dite janë 12 pika. Pritet që në këtë seancë ta miratojnë procesverbalin nga Seanca plenare e mëparshme, dhe të diskutojnë për deklarimet jashtë rendit të ditës, njofton zyra për informim të Kuvendit të Kosovës.

banner

Edhe në këtë seancë pritet që deputetët të diskutojnë, shqyrtojnë dhe votojnë disa pika të rendit të ditës ndër të cilat edhe atë për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”, si dhe atë për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve, rporton RTKlive.

Kuvendi i Kosovës, dje sërish ka dështuar t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare që ishin në rend të ditës në seancën plenare. Dy partitë opozitare, PDK dhe AAK nuk morën pjesë fare në votim, ndërkaq votat e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së ishin të pamjaftueshme për t’i kaluar të njëjtat.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kritikuar, dje, deputetët për mos votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat për një kohë të gjatë nuk po marrin votat e deputetëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy