Liga e Konferencës: Sot lujanë FC Ballkani vs Dinamo Zagreb në stadiumin “Fadil Vokrri”

by engel

Kampioni i Kosovës Ballkani sonte do të zhvillojë një nga ndeshjet më të mëdha në historinë e klubit të tyre.

Ballkani do të përballet me gjigantin kroat, Dinamon e Zagrebit, sfidë kjo që do të luhet në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

banner

Pas humbjes nga Viktoria Plzen, “Xhebrailat” do të tentojnë ta befasojnë gjigantin kroat në “Fadil Vokrri”.

Në konferencë për shtyp, trajneri i Ballkanit Ilir Daja e pranoi se Dinamo është favorit por klubi kosovar ka motivin për të zhvilluar një ndeshje të bukur.

“Për ecurinë e Dinamos dhe nivelin që ka, nuk duhet folur shumë, pasi është një klub me eksperiencë të jashtëzakonshme dhe është përfaqësuesja më e mirë e kampionatit të Kroacisë, një vend që ka qenë edhe nënkampion bote. E kemi ndjekur ecurinë e tyre, pasi kemi pasur më shumë kohë dhe mund t’u them se janë favoritët kryesorë, bashkë me Viktoria Plzen, për të kaluar grupin, por duke pasur edhe përkrahjen e tifozëve tanë, besoj që nuk do të kemi nevojë për motivim dhe do të menaxhojmë emocionet, për të bërë një ndeshje të mirë. Jemi përgatitur mirë dhe shpresojmë që nesër të bëjmë diçka të bukur”, tha tekniku shqiptar.

Ndërsa, një përballje jo të lehtë pret edhe trajneri i Dinamos Sergej Jirakovic, që në të mërkurën u shpreh se kanë analizuar klubin nga Suhareka.

“Na pret një ndeshje kërkuese ndaj Ballkanit, një ekip shumë mirë i udhëhequr, i organizuar dhe lehtësisht i adaptueshëm. Ata dinë të ndryshojnë sistemin, ne e dimë që luajnë romb 4-4-2, i kemi analizuar dhe do të duhet të jemi në nivelin maksimal për agresivitet dhe duele, madje do të thosha në kufirin e fanatizmit, sepse kështu luajnë”.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Dinamos do të nis me fillim nga ora 18:45.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy