Lubonja: Zhvillimet në Kosovë, strategji e ndërtuar nga Serbia

by Nexhat

Zhvillimet në Kosovë, javëve të fundit i kam parë si një strategji të ndërtuar nga ana e Serbisë, minimalisht shkëputjen e një pjese nga Kosova, pjesës së veriut të saj, ku banojnë serbët, duke shoqëruar me një propagandë që ka zgjatur edhe në Perëndim, sipas të cilit serbët e veriut po jetojnë në një situatë ferri nën regjimin e Albin Kurtit, tha Fatos Lubonja, analist politik.

Qëllimi kryesor, sipas tij, është shfrytëzimi i Perëndimit si vendimmarrës për fatet e kësaj zone, duke sensibilizuar atë për këtë situa e duke mos e përshkallëzuar deri në një konflikt ku Serbia do të jetë  e detyruar të ndërhyjë, duhet që ata (Perëndimi v.j.) të marrin parasysh se çfarë po ndodh me veriun e Kosovës.

banner

“Kështu që ajo ngjarje ishte ndërtuar në funksion të kësaj narrative: më në fund serbët nuk mund të durojnë më dhe ja çfarë ndodhi”, deklaroi Lubonja, në “InfoPlus”, në RTK, derisa shtoi se përpjekja për ta distancuar shtetin serb nga ndërlidhja e saj me ngjarjen në veri të Kosovës, është e pabindshme.

“Ai aksion ishte i koordinuar, por kjo po bëhet me arsyetimin për të mbrojtur Serbinë nga akuzat e Perëndimit, derisa bëri një krahasim me Donbasin në Ukrainë, arsyetimin e invadimit rus në Ukrainë”, vuri në dukje Lubonja.

Pavarësisht situatës Kosova ende mbahet nën sanksione, derisa Serbia vetëm po qortohet, kjo, sipas Lubonjës ndodhë për shkak të narratives që ka bërë Serbia, në Perëndim, duke përmendur përfaqësuesin dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Borrell e Lajçak, por edhe kryeministrin Rama, që, sipas Lubonjës, kjo ngjarje ka bërë që Perëndimi të rimendojë .

“Perëndimi është në një rrugë dyshe, tani duhet të zgjedhë , sigurisht që do të ketë një kompromis”, deklaroi Lubonja.

Ndërkaq, për deklaratën e kryeministrit Rama për veriun e Kosovës, i cili pati thënë se veriu i Kosovës është tokë e askujt, analisti Lubonja vlerësoi si tepër problematik. Sipas tij, kësaj deklarate duhet kërkuar origjinën.

“Ky e deklaron këtë në një moment kur shteti i Kosovës tregon një seriozitet që nuk është tokë e askujt, përkundrazi ai bën këtë deklaratë, pikërisht në momentin kur shqiptarët e Kosovës tregojnë se janë zot i atij territori”, deklaroi Lubonja, teksa shtroi pikëpyetjen se pse e bën këtë, në mos është personale?!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy