Mund të duket e çuditshme, por lëvoret e qepës bëjnë mrekulli në shërimin e disa sëmundjeve

by Merita

Sa herë e qërojmë qepen lëvoret i hedhim, dhe për fat të keq ky është një hap i gabuar pasi përmbajne shumë vlera ushqimore.

Lëvorja e qepës fuqizon aftësitë vetë-shëruese të trupit madje mund të mbrojë edhe nga disa forma të sëmundjeve tumorale.

Ajo përmban fibër të tretshme dhe flavonoidë që promovojnë elasticitetin e lëvores duke ju dhuruar një paraqitje të re dhe pa akne.

Kuercetina lufton radikalet e lira në gjak dhe inflamacionin.

Ajo ul stresin oksidues që shkakton sëmundje si ateroskleroza, sëmundje të zemrës, infeksione të prostatës, ulçerë në stomak, diabet dhe problemet me syrin.

Lëvorja e qepës funksionon edhe kundër alergjive, azmës dhe simptomave të tyre.

Çaji i lëvoreve të qepës ndihmon gjithashtu në alkalizimin e pehashit të sistemit tretës dhe pastrimin e zorrës së trashë.

Shkencëtarët po studiojnë rolin e kuercetinës në uljen e kolesterolit në gjak dhe tensionit të gjakut por edhe inflamacionin.

Për më tepër, ata besojnë se lëvorja e qepës përmirëson rritjen e muskujve, parandalon disa lloje të sëmundjeve të rënda dhe trajton depresionin.

Lëvorja ngjyrë kafe dhe shtresat e jashtme të qepës përmbajnë shumë fibër, flavonoidë dhe antioksidantë, por edhe vitaminat A, C dhe E që mbrojnë qelizat e kuqe nga radikalet e lira.

Lëvorja e qepës e mban lëkurën më të re dhe përmirëson funksionet e trupit.

Fuqia e lëvores së qepës

Kuercetina te lëvorja e qepës ul tensionin e gjakut dhe parandalon bllokimin e arterieve. Ngrënia e qepës ul rrezikun e:

Sëmundjeve të zemrës

Tumoreve të zorrës së trashë

Mbipeshës

Diabetit të tipit 2

Problemeve gastrointestinale

Lëvorja e qepës lufton qelizat kancerogjene, mykun, bakteret dhe shërben si antioksidant.

Si të përgatisni çajin me lëvoren e qepës
Lëvorja e qepës është detoksifikuese dhe mund të konsumohet si çaj.

Receta:

Qëroni qepën dhe lëvoret vendosini në një kavanoz

Mbusheni me ujë dhe lëreni kavanozin në frigorifer për 12 orë.

Lëvoret do të lëshojnë ushqyesit në ujë.

Kullojeni lëngun dhe shtoni mjaltë.

Pijeni përpara fjetjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy