Osmani flet për takimin me Macron: Serbia të mbahet përgjegjëse për agresionin kundër Kosovës

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të enjten me homologun e saj francez, Emmanuel Macron, në Samitin e Liderëve Evropianë që po mbahet në Granada të Spanjës.

Në një shkrim në llogarinë zyrtare në rrjetin social “X”, Osmani tha se ka qenë një takim i rëndësishëm mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë.

banner

Ajo tha se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për agresionin kundër Kosovës.

“Një diskutim i rëndësishëm me presidentin francez @EmmanuelMacron mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë dhe angazhimin tonë të përbashkët për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm. Theksova rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për aktin e saj të agresionit kundër Republikës sonë”, shkroi Osmani.

Gjatë këtij samiti, presidentja ka takuar edhe kryeministri britanik Rishi Sunak.

Osmani shprehu mirënjohje që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po ndihmojnë në mbajtjen e sigurt të kufirit të Kosovës, në mënyrë që të parandalohen akte të mëtejshme agresioni.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy