Osmani takon Macronin në Granada të Spanjës

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar homologun e saj francez, Emmanuel Macron, në Granada të Spanjës ku po merr pjesë në samitin e liderëve të vendeve evropiane.

Osmani paraprakisht ka takuar edhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

banner

Osmani ka informuar kancelarin gjerman dhe kryeministrin grek për situatën aktuale në Kosovë, pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Në fotografinë që ka siguruar Telegrafi nga ky bashkëbisedim i Osmanit me Scholz dhe Mitsotakis, në prapavijë vërehet presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i cili qëndronte i vetmuar.

Osmani para fillimit të samitit, ka deklaruar se nuk ka arsye për takim me Vuçiqin para sanksioneve.

“Nuk ka arsye për takim para sanksioneve, sanksione së pari pastaj mund të dialogojmë”, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy