“Qeveri ma të pafytyrë kurrë s’ka pasë Kosova”, reagon Musliu pasi VV abstenoi rezolutën për policinë

by Nexhat

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar deputetët e VV-së, të cilët sot kanë abstenuar për rezolutën për Policinë e Kosovës.

Musliu tha se ky veprim tregon për pafytyrësinë e kësaj qeverie.

banner

Tutje, ajo tha se Qeveria Kurti po i poshtëron Policinë e Kosovës dhe po e trajton si të pavlerë.

“Qeveri ma t’paftyrë ma rrencae e ma mashtruese se kjo qeveria e Albin Kurtit, Kosova kurr s’ka pas e fort jam e sigurt qe kurr s’ka me pas. Shkojne perjargen e qaraveshen e qesin lot krokodili per Policine e Kosoves e kishe po i falenderojme, e nuk votojne me ja plotesu kushtet e kerkesat e policise.

Mos u befasoni kur te mbrrijne deri ne Prishtine Terroristet e Brogradit se ua keni ule moralin e vullnetin Policise se Kosoves duke i poshtruar e duke i trajtuar si kategori te pavlere“, ka shkruar Musliu në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy