“Radoiçiq pranoi krimin për sulmin terrorist në Banjskë dhe – gjykata e liroi”

by Nexhat

Millan Radoiçiq, një biznesmen dhe politikan kontrovers, u lirua me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd, një ditë pasi u mor në pyetje dhe u ndalua në Beograd për sulmin terrorist në Kosovë, në të cilin, sipas pranimit të tij, ai mori pjesë dhe mori përgjegjësinë për organizimin e sulmeve terroriste ndaj policëve. Pikërisht për faktin se Radoiçiq gjatë seancës ka pranuar veprat penale, Gjykata e Lartë e ka lënë të lirë

Siç është konfirmuar për portalin serb Nova.rs, Millan Radoiçiq ka marrë përgjegjësinë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd gjatë seancës dëgjimore dhe ka pranuar se ka marrë pjesë në ngjarjet e ndodhura më 24 shtator në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë, por ai mohoi se “këto ishin vepra kriminale”.

banner

Siç thuhet në procesverbalin e seancës, Radoiçiq ka pranuar veprën penale nga neni 348 – prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim pa leje të armëve dhe lëndëve shpërthyese, pastaj veprën penale nga neni 349 – pjesëmarrje në grup që kryen vepër penale, si dhe vepër penale nga neni 288 – krim i rëndë kundër sigurisë së përgjithshme (vepër më e rëndë që lidhet me vdekjen e një ose më shumë personave),

Pikërisht për faktin se ai ka pranuar veprat penale për të cilat akuzohet, Gjykata e Lartë në Beograd ka vendosur ta lirojë, gjegjësisht se nuk ka arsye për të caktuar masën e paraburgimit.

Pikërisht për faktin se ai ka pranuar veprat penale për të cilat akuzohet, Gjykata e Lartë në Beograd ka vendosur ta lirojë, gjegjësisht se nuk ka arsye për të caktuar masën e paraburgimit.

“Njerëzve në orën 5 të mëngjesit i hyjnë në banesa, i arrestojnë për komente në rrjetet sociale dhe i ndalojnë për 30 ditë, për delikt verbal! Nëse ndonjë qytetar është në të njëjtën situatë si Millan Radoiçiqi, ai mund t’i referohet praktikës së re të Gjykatës së Lartë në Beograd”, ka shkruar një komentues serb në llogarinë e tij në rrjetin social “X”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy