Selimi propozon një raportues special të Këshillit të Europës për Banjsken

by Nexhat

Ish-kryediplomati, Petrit Selimi ka thënë sot se Serbia me Kushtetutë e ka të ndaluar ekstradimin në shtetet e treta të të akuzuarve, siç po kërkon Kosova ekstradimin e pjesëmarrësve në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit,

Ai ka propozuar që të ketë një raportues special të Këshillit të Europës për Banjsken

banner

“Po përsëris edhe shqip: vajtimet dhe ankesat nuk sjellin rezultat ndryshe nga e kaluara. Kërkesat post-Banjskë duhet konkretizuar: ne mes tjerash mund të kërkohet raporter special të KE per sulmin terrorist, rrethanat dhe aktoret e involvuar. Një dikmarti të fokusuar në Serbinë”, ka shkruar ai.

Selimi tha se Kosova duhet që ta ketë fokusin tek instrumentet ligjore dhe politike që e identifikojnë Beogradin si fajtor të organizmit të sulmit.

“Kushtetuta e Serbise e ndalon ekstradimin ne shtete te treta te akuzuarve (pos Tribunaleve per krime lufte). Fokusi duhet te jete ne instrumentet ligjore dhe politike qe identifikojne qarte fajtorin (Beogradin). Kosova ka shume deputete miq te perdoret veglëria multilaterale”, tha tutje Selimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy