Sot në mëngjes në Tuzla dikush ka ngjitur postera të ndarjes së Bosnjës dhe Hercegovinës ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë sipas marrëveshjes mes Cvetkoviqit dhe Maçekit, transmeton Tuzlapress.
Në poster shkruhet “Ndarja për të cilën po luftojmë”.
Posterët janë ngjitur nëpër gjithë Tuzllën.
Policia po heton për të gjithë rastin.
Policia po punon për identifikimin e personave që kanë vendosur posterat.
“Sot, në orët e mëngjesit, gjatë një xhirimi në terren, zyrtarët policorë të UP-së së Tuzllës – PS Qendër i kanë vërejtur posterët e përmendur dhe i kanë hequr nga disa lokacione. Për ngjarjen është njoftuar prokurori kantonal, sipas udhëzimeve të të cilit policët po ndërmarrin masat dhe veprimet e nevojshme për identifikimin e personave që kanë vendosur posterat”, tha policia.