Zyrtarët e LDK-së takojnë shefin e Misionit të FMN-së, flasin për gjendjen ekonomike në vend

by Nexhat

Ekipi i Lidhjes Demokratike të Kosovës i përbërë nga Hykmete Bajrami, Besian Mustafa e Berat Rukiqi, kanë pritur në takim shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Gabriel Di Bella së bashku me ekipin e tij.

Siç njofton LDK-ja, në këtë takim është diskutuar për gjendjen ekonomike në vend si dhe për dy programet, “Stand by Agreement” dhe “Resilience Sustainability Facility”.

banner

“Për më tepër gjatë takimit delegacioni jonë ndau shqetësimet e LDK-së për gjendjen ekonomike në vend, duke e vendosur theksin te ndryshimet strukturale të buxhetit, ku pjesa më e madhe e parasë publike sot shkon në subvencione pa ndonjë efekt pozitiv, niveli i ulët i investimeve kapitale, tendencat e ndërhyrjes së qeverisë në ekonomi me vendime arbitrare, mungesa e reformave fiskale e strukturore janë vetëm disa nga veprimet ose mosveprimet të cilat kanë ndikuar që norma e rritjes ekonomike sot janë në nivelet me të ulëta në dekadën e fundit”, thuhet në komunikatën për media.

LDK e ka falënderuar shefin e FMN-së, Di Bella për vizitën për dy programet aktuale dhe janë zotuar për  bashkëpunimin e votim të marrëveshjeve ndërkombëtare financiare, të cilat ndikojnë pozitivisht në reforma fiskale, strukturore dhe të stabilitetin ekonomik në përgjithësi.

“LDK falënderon misionin e FMN-së për bashkëpunimin e vazhdueshëm me partinë tonë”, bëhet e ditur tutje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy