Ambasadori ukrainas: Ne s’po e njohim Kosovën, do të ishim të lumtur të shihnim Serbinë teksa na mbështet plotësisht

by Nexhat

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, ka thënë se Ukraina vazhdon “të mbështes integritetin territorial të Serbisë që nga viti 1999” dhe se nuk e njeh  Kosovën si shtet të pavarur.

Këto deklarata ai i ka bërë pas pyetjes nëse Ukraina është e pakënaqur me faktin se Serbia ende s’ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe si i komenton deklarimet e përfaqësuesve ukrainas se Ukraina duhet ta njeh Kosovën, shkruan vijesti.hrt.hr, .

banner

Ai tutje ka thënë se Ukraina do ta vlerësonte shumë nëse do të shihte se si Serbia po e mbështet plotësisht Ukrainën, duke shtuar se një gjë e tillë “do të na sillte kënaqësi, por do të kuptonim gjithashtu qartë se e gjithë Evropa na mbështet”

 Ai theksoi se “pa mbështetje politike, ekonomike dhe të tjera, ishte shumë e vështirë për ukrainasit të ngulmonin në këtë luftë”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy