Baerbock: S’ka asnjë alternativë tjetër pos Marrëveshjes së Ohrit për Kosovën e Serbinë

by Nexhat

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, në konferencën që mbajti sot në Tiranë Ministerialin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, e bëri të qartë se Kosova dhe Serbia duhet t’i përmbahen Marrëveshjes së Ohrit.

Ajo tha se duhet të bëhen kompromise nga palët dhe se pushtetarët t’i bëjnë ballë rrymave të kundërta në politikën e brendshme.

“Nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse Serbia dhe Kosova të angazhohen në mënyrë të vendosur për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ajo që presim është më shumë gatishmëri për kompromis dhe kurajë për t’u bërë ballë edhe rrymave të kundërta të politikës së brendshme. Pikërisht mbi këto baza është ngritur BE”, tha ajo.

Derisa foli për domosdoshmërinë e zgjerimit të BE-së dhe anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ministrja e Jashtme gjermane tha se në rajon duhet të shuhen shkëndijat që mund të ndezin konfliktet e vjetra.

“Do të donim që të shuanim një herë e mirë shkëndijat e zjarreve të vjetra, vatrat e shumta të konflikteve të mëdha e të vogla në rajon”.

Në këtë drejtim, Baerbock tha se pala serbe ka provokuar me dërgimin e trupave në kufi me Kosovën.

“Provokimet e palës serbe përmes rritjes së prezencës së trupave në kufirin me Kosovën e kanë nxehur edhe më tej situatën që edhe ashtu ishte e tensionuar dhe për këtë edhe biseduam përgjatë takimit. Dhe kjo ndodhte pas një sulmi tinëzar kundër Policisë së Kosovës prej një bande terroriste të armatosur gjer në dhëmbë. Presim pra prej qeverisë serbe që të mund të çojë përpara proceset hetimore të ngjarjeve të 24 shtatorit dhe të kontribuojë në sqarimin e rrethanave ashtu sikurse edhe të ngjarjes së majit kundër ushtarëve të KFOR-it”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy