Diplomojnë 36 operatorë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

by engel

36 zyrtarë policorë kanë diplomuar në trajnimin për operatorë të Njësisë Speciale Operative, pas një trajnimi 12-javor në Vrellë

Sot, më gjashtë tetor, me një ceremoni speciale të diplomimit, 36 zyrtarë policorë kanë diplomuar pas 12 javë trajnim në Kampin e Njësive Speciale të Kosovës në Vrellë.

Të pranishëm në ketë ceremoni të diplomimit ishin ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, Avery–Riffe nga ICITAP- Ambasada Amerikane, përfaqësues nga KFOR-i amerikan, Menaxhmenti i Lartë i PK-së si dhe eprorë e zyrtarë nga Departamenti i Njësive Special të PK-së.

Tutje, bëhet e ditur se “të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu drejtuan Ministri i Punëve të Brendshme Sveçla, drejtori i PK-së kolonel Hoxha si dhe eprorë të Njësisë Speciale Operative.

Folësit në ceremoni uruan operatorët e rinj të NJSO-së dhe në të njëjtën kohë i inkurajuan që të punojnë me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi, gjithmonë të bashkuar dhe duke përkrahur njëri-tjetrin, në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy