Ish-i dërguari i Bashkimit Europian për Kosovën, Ëolfgang Petritsch, beson se largimi eventual i Miroslav Lajçakut nga posti i të dërguarit special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, në rast se ai vendos të kthehet në politikën sllovake, do të ishte problem, por do të gjendej zëvendësimi afatshkurtër.
I pyetur nëse do të ishte problem për dialogun nëse, pas zgjedhjeve të fundit në Sllovaki, Lajçak vendos të kthehet në qeverinë e Bratislavës, Petrich tha për Kosovo Online se çdo ndryshim i shpejtë është problem.
“Çdo ndryshim i shpejtë është një problem. Lajçak ka një ekip të mirëkoordinuar. Besoj se në afat të shkurtër mund të gjendet një zëvendësim që të paktën të ruajë minimumin për ruajtjen e dialogut. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me Lajçakun, nëse ai do të kthehet në Sllovaki ose do të qëndrojë në pozicionin e tij në BE, por pavarësisht kësaj, BE duhet të sigurojë që dialogu, nëse të dyja palët dëshirojnë, mund të vazhdojë”, tha Petrich.
Petrich beson se procesi i dialogut do të ndikohet nga zgjedhjet e ardhshme.
“Në dhjetor u shpallën zgjedhjet në Serbi, pasuan zgjedhjet në Kosovë, në SHBA dhe në Parlamentin Europian. Pas kësaj do të vijojë formimi i Komisionit të ri Europian, si dhe zëvendësimi i kreut të diplomacisë europiane dhe personit që do të udhëheqë dialogun”, shtoi ai.