Kurti: Nuk po i votoni marrëveshjet, nuk do të keni përgjigje në pyetjet tuaja!

by engel

Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve në seancën e sotme të Kuvendit.

Kurti ka thënë se refuzimi i përgjigjeve vjen pasi deputetët nuk po i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

banner

“Për shkak se nuk po i votoni marrëveshjet, të gjithë deputetët që po i bëjnë pyetjet nuk do ta kenë përgjigjen time, edhe pse tashmë e kam të përgatitur. Jemi kolegë të të njëjtit shtet. Nuk ka pasur kryeministër në Kosovën e pavarur që është përgjigjur më me seriozitet në pyetjet parlamentare. Me keqardhje unë nuk mund të përgjigjem në pyetjet parlamentare që nuk vijnë nga ky parlament”, tha kryeministri.

Kjo ka ngjallur reagim të deputetëve të PDK-së, të cilët në seancën e fundit nuk votuan ratifikimin e marrëveshjeve financiare ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy