Kurti takohet me Szunyog, flasin për hetimet rreth sulmit terrorist të 24 shtatorit dhe raportin e progresit

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti është takuar sot me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Sipas njoftimit që ka lëshuar Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Szunyog kanë folur për hetimet që po zhvillohen rreth synimeve dhe autorëve të sulmit terrorist të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, procesin e Berlinit në prag të samitit të radhës dhe përgatitjet e Raportit të Vendit,

banner

Lidhur me këtë raport, Szunyog e ka njoftuar Kurtin për përgatitjet që Komisioni Evropian është duke i bërë në finalizimin e Raportit të Vendit për vitin 2023, i cili pritet të miratohet në pjesën e parë të muajit nëntor.

“Ambasadori Szunyog i shprehu edhe një herë ngushëllime kryeministrit, familjes Bunjaku dhe popullit të Kosovës, për heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku, rreshterin e Policisë i cili ra në detyrë, në mbrojtje të rendit, ligjshmërisë, kushtetutshmërisë, sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy