Mediat ndërkombëtare: A janë Kosova e Serbia në prag të një lufte të re?

by Nexhat

Pas sulmit terrorist serb të 24 shtatorit në Banjskë të komunës së Zveçanitnë veri të Kosovës, mediet ndërkombëtare po e përcjellin situatën në Kosovë dhe po bëjnë analiza e ngrisin pikëpyetje nëse Kosova dhe Serbia janë në prag të një konflikti të ri të armatosur.

Gjiganti botëror mediatij, Al Jazeera, ka shkruar se momentumi në negociatat Kosovë-Serbi ka humbur, ndërsa CNBC ka theksuar shqetësimet se paqëndrueshmëria mund të shndërrohet në një konflikt të armatosur.

banner

CNBC: Shqetësime se paqëndrueshmëria mund të shndërrohet në një konflikt të armatosur

Rrjeti ndërkombëtar mediatik amerikan CNBC i ka kushtuar një analizë situatës në Kosovë, me titull: ‘Një luftë e dytë mund të shpërthejë lehtësisht në Evropë – ndërkohë që të gjithë janë të hutuar nga Ukraina’

Rrjeti ndërkombëtar mediatik amerikan CNBC i ka kushtuar një analizë situatës në Kosovë, me titull: ‘Një luftë e dytë mund të shpërthejë lehtësisht në Evropë – ndërkohë që të gjithë janë të hutuar nga Ukraina’.

“Tani në muajin e saj të 20-të, lufta në Ukrainë mbetet fokusi kryesor i fuqive perëndimore që kërkojnë të ndihmojnë Kievin të rivendosë integritetin e tij territorial. Ndërkohë, megjithatë, tensionet janë përshkallëzuar në një pjesë tjetër të Evropës që mbetet shumë e paqëndrueshme pas një konflikti brutal dhe kompleks që shpërtheu në vitet 1990”, shkruan rrjeti ndërkombëtar mediatik amerikan CNBC.

Sipas kësaj analize, marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës – të tensionuara– janë bërë gjithnjë e më armiqësore muajt e fundit.

“Dhuna shpërtheu në veri të Kosovën në shtator dhe Beogradi u përgjigj me një grumbullim ushtarak në kufirin e tij me fqinjin e tij. Tani ka shqetësime se paqëndrueshmëria në këtë rajon juglindor të Evropës mund të shndërrohet në një konflikt të armatosur, ndërkohë që bota është e hutuar nga lufta në Ukrainë. Duke pasur parasysh kontekstin aktual politik dhe të sigurisë, analistët thonë se një shpërthim i dhunës në veri të Kosovës “duhet të ngrejë këmbanat e alarmit””, shkruan CNBC.

Armiqësia e gjatë mes Serbisë dhe Kosovës është shpërthyer në armiqësi të hapur në veri të Kosovës muajt e fundit.

“Veriu i Kosovës, i cili kufizohet me Serbinë, ka një shumicë me banorë serbë, ndërsa vendi në tërësi është rreth 93% shqiptarë. Kryeqyteti serb Beogradi nuk e njeh fqinjin si shtet të pavarur”, shkruan CNBC.

Në këtë analizë shkruhet për forcat paqeruajtëse të NATO-s që janë me mision paqeruajtës në Kosovë që nga viti 1999, pas një lufte të përgjakshme midis shqiptarëve dhe fqinjit ish-jugosllav në vitin 1998.

Përkundër këtyre garancive, analistët e mbrojtjes thonë se situata në rajon është si një kuti, me potencialin për t’u ndezur me më të voglën shkëndijë.

‘Al Jazeera’: Momentumi në negociatat Kosovë-Serbi ka humbur

Rrjeti ndërkombëtar mediatik ‘Al Jazeera’, në një analizë me titull ‘A janë Kosova dhe Serbia në prag të luftës?’, shkruan se një përshkallëzim në një konflikt në Ballkanin Perëndimor u shmang, por gjasat për shpërthime në të ardhmen mbeten të larta.

“Më 24 shtator, paraushtarakë të armatosur serbë i zunë pritë një patrulle policie pranë fshatit Banjska në pjesën veriore të Kosovës, duke vrarë një polic. Personat e armatosur më pas u larguan në një manastir afër kufirit Kosovë-Serbi, ku forcat e policisë u angazhuan me ta në një shkëmbim zjarri. U vranë tre serbë të armatosur; pjesa tjetër ose u arrestua ose u arratis. Ishte një nga episodet më të rënda të dhunës në vend që nga përfundimi i luftës në Kosovë në vitin 1999”, thuhet në analizën e Al Jazeera-s.

Në këtë analizë shkruhet edhe për reagimin e ShBA-së. “Më 29 shtator, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby tha se Serbia po grumbullonte një numër të paparë forcash në kufi. Me 4500 trupa të NATO-s të stacionuara në Kosovë përmes misionit paqeruajtës të KFOR-it, kërcënimi i përballjes ushtarake me Perëndimin si dhe me Kosovën mund të jetë dukur real. Por, nuk pati asnjë përshkallëzim të mëtejshëm. Pas një telefonate me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Vuçiq njoftoi se u kishte bërë thirrje disa trupave të tërhiqeshin nga kufiri”, shkruan Al Jazeera.

Sipas këtij mediumi ndërkombëtar, momentumi në negociatat Kosovë-Serbi ka humbur, gjë që mund të rezultojë në më shumë shpërthime.

“Për të thyer bllokimin, BE-ja dhe SHBA-ja ndoshta do të duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre diplomatike për të siguruar një kompromis. Por, që nga vera e vitit 2022, krizat e përsëritura si ajo rreth manastirit të Banjskës kanë parandaluar realizimin e këtyre planeve. Siç duket, rruga përpara do të jetë po aq e frikshme; e në këtë rrugë do të ketë më shumë shpërthime dhe tensione në të ardhmen”, shkruan rrjeti ndërkombëtar mediatik, Al Jazeera

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy