Memli Krasniqi: Kurti është i izoluar dhe i padëshiruar nga komuniteti ndërkombëtar

by engel

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për izolim dhe mungesë të përfaqësimit të Kosovës në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Granadë të Spanjës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj mungesës së ftesës për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Granadë të Spanjës.

banner

Në deklaratën e tij të publikuar në Facebook, ai ka kritikuar kryeministrin Kurti për mungesën e tij në këtë ngjarje ndërkombëtare.

Krasniqi ka thënë se shumica e shteteve të Komunitetit Politik Evropian janë përfaqësuar nga kryeministrat e tyre në këtë samit, por Republika e Kosovës nuk ka pasur një përfaqësues me këtë detyrë.

“Në Granadë të Spanjës, ku u mbajt samiti i tretë i liderëve të Komunitetit Politik Evropian, shumica absolute e shteteve u përfaqësuan nga Kryeministrat e tyre, por jo edhe Republika e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai po ashtu ka thënë se kryeministri Kurti është i izoluar dhe i padëshiruar nga komuniteti ndërkombëtar, duke theksuar se ky është hera e dytë brenda një muaji që ai nuk është ftuar në mbledhjet e liderëve botërorë.

“Kryeministri Kurti që del dhe zhurmon për marrëveshjet ndërkombëtare që s’po mundet t’i miratojë, vazhdon të mbetet i padëshiruar dhe i izoluar nga komuniteti ndërkombëtar. Pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është hera e dytë brenda një muaji që Kryeministri i Kosovës nuk ftohet dhe nuk pranohet në mbledhjet e liderëve botërorë. Dinjitet se jo mahi!”, ka shkruar ai në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy