Sot, më 6 tetor do të mbahet në Tiranë për herë të parë takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit
Në fokus do të jenë: Situata aktuale gjeopolitike; Sfidat & Mundësitë e rajonit; Forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe rajonal; Avancimi i procesit të Integrimit drejt BE-së.
Takimi drejtohet nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani së bashku me homologët e tij, Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasprës të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe homologë të tjerë nga Ballkani Perëndimor e shtetet pjesëmarrëse të Procesit të Berlinit, do t’i bashkohen Takimit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit.
Pas përfundimit të Ministerialit, Ministri Hasani, Ministrja e Jashtme e Gjermanisë dhe Komisioneri për zgjerimin i KE-së, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.