Ministrja Baerbock nga Tirana: Rruga për në BE duhet kryer së bashku/ Tensionet Kosovë-Serbi rrezikojnë procesin e Berlinit

by Merita

Këtë të premte, Tirana ka bërë bashkë të gjithë ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, përfaqësuesit e BE-së, si dhe organizatat rajonale.

Në nisje të këtij takimi, ministri për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock, foli shkurt për mediat mbi tensionet më të fundit mes Kosovës dhe Serbisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit. Baerbock u shpreh se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë rrezikojnë procesin e Berlinit.

banner

Ajo u shpreh se këto janë hapa pas drejt integrimit dhe iu bëri thirrje palëve që të ulen sa më parë të dialogojnë për të zgjidhur problemet.

“Ne jemi këtu në mes të Europës dhe kjo është rruga për të shkuar më shpejt drejt Bashkimit Europian. Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm për të lidhur më shumë Ballkanin Perëndimor me Bashkimin Europian, prandaj kjo është një nismë e cila apelon direkt se rruga për në BE duhet kryer së bashku, duke respektuar integritetin territorial dhe fqinjësinë e mirë. Megjithatë, në ditët dhe javët e fundit kemi pasur çështjen e sigurisë në fokus. Ne nënvizojmë se tensionet e ditëve të fundit në Serbi në Kosovë po rrezikojnë procesin e Berlinit dhe kjo është arsyeja pse bëj thirrje që së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Europian, por dhe të SHBA-së të kemi fokus për sigurinë në rajon. Dhe si anëtare të NATO-s duhet të tregojmë shumë kujdes dhe vendosmëri këtu në rajon”, tha ministrja gjermane.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy