Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin e Lihtenshtajnit, Daniel Risch dhe presidentin e Lituanisë, Gitanas Nauseda.
Me këtë të fundit Osmani ka njoftuar se kanë biseduar për zhvillimet e fundit në rajon.
“Lituania është aleat vendimtar dhe mbështetës i fuqishëm i vendit tone. Ne mbetemi të përkushtuar për të forcuar më tej lidhjet ton”, ka shkruar presidentja në platformën “X”.
https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1710305551572148368?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1710305551572148368%7Ctwgr%5E40bb262d06cdc1bea8c4088c5b97033a7bca0a71%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fosmani-ne-takime-te-ndara-kryeministrin-e-lihtenshtajnit-dhe-presidentin-e-lituanise-flasin-per-zhvillimet-e-fundit-te-sigurise%2F
Ndërsa me kryeministrin Risch, Osmani ka thënë se ka biseduar për zhvillimet e fundit të sigurisë si dhe ka theksuar edhe rëndësinë e avancimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, presidencën e radhës të së cilit do ta ketë ky vend.
“Pata një takim të mirë me kryeministrin e Lihtenshtajnit, Daniel Risch, ku diskutuam mbi zhvillimet e fundit të sigurisë. Në dritën e së ardhmes së Lihtenshtajnit në presidencës e Këshillit të Evropës, theksova gjithashtu rëndësinë e avancimit të anëtarësimit të Kosovës”, ka shkruar tutje ajo.
https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1710325238074933286?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1710325238074933286%7Ctwgr%5E40bb262d06cdc1bea8c4088c5b97033a7bca0a71%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fosmani-ne-takime-te-ndara-kryeministrin-e-lihtenshtajnit-dhe-presidentin-e-lituanise-flasin-per-zhvillimet-e-fundit-te-sigurise%2F
Ndryshe, këto takime presidentja Osmani i ka zhvilluar në Granada të Spanjës, ku po merr pjesë në samitin e liderëve të vendeve evropiane. Ajo ka takuar edhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin britanik Rishi Sunak, presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, etj.
