Lojtarët e Paris Saint-Germain, Randal Kolo Muani, Ousmane Dembele, Achraf Hakimi dhe Layvin Kurzawa janë suspenduar për një ndeshje për thirrje homofobike, njoftoi Ligue de Football Professionnel (LFP).
Kolo Muani, Dembele, Hakimi dhe Kurzawa u ndëshkuan pasi më 24 shtator, pas triumfit ndaj Olimpique Marseille (4-0), së bashku me tifozët kënduan këngë ofenduese drejtuar klubit nga kundërshtar.
PSG u ndëshkua edhe me mbylljen e tribunës Auteuil, ku janë tifozët më të zjarrtë, për dy ndeshje, njëra prej të cilave me kusht.

“I vetëdijshëm për rëndësinë e luftës dhe simbolikës, klubi nuk do të ankohet”, njoftoi PSG.
Communiqué du Paris Saint-Germain. ⤵️
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) October 5, 2023