Spanja s’e njeh pasaportën e Kosovës, si udhëtoi Osmani atje – çfarë thotë Presidenca

by Nexhat

Disa pyetjeve nëpër rrjete sociale se me çfarë pasaporte ka udhëtuar presidentja Vjosa Osmani në Sapnjë u është përgjigjur Presidenca.

Spanja nuk e njeh Kosovën dhe nga pesë vendet e BE-së ajo është më kundërshtuesja e pavarësisë. Spanja nuk do të lejojë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë në këtë vend edhe pas liberalizimit të vizave.

banner

Sidoqoftë, presidentja Osmani në këtë vend ka udhëtuar me pasaportë të Kosovës.

“Presidentja Osmani ka udhëtu me pasasportë të Republikës sē Kosovës, si dhe nuk posedon asnjë pasaportë tjetër. Me vize te leshuar nga ambasada e Spanjes ne Shkup, kurse udhetimi nepermjet Vjenes. Te gjitha me pasaporte te Republikes se Kosoves.  Nuk eshte hera e pare qe kjo procedure ndiqet per qytetare te RKS”, ka shkruar ajo në një prej postimeve në X.

Osmani në Spanjë është pritur edhe nga kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez edhe nga Mbreti i këtij vendi në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian, i cili këtë vit po mbahet në Granada të Spanjës. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy