Vitia refuzon të përgjigjet në pyetje parlamentare ndaj opozitës, shkak mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

by Nexhat

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka refuzuar që të përgjigjet sot në pyetjet parlamentare të parashtruara nga opozita, në shenjë revolte për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare,

Ai refuzoi që të përgjigjet në një pyetje parlamentare të parashtruar nga deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

banner

“E nderuar deputete, kemi qëndrim dhe kam qëndrim edhe timin që për shkak të mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, deri të votohen marrëveshjet ndërkombëtare nuk do të përgjigjemi në pyetjet të cilat do t‘i bëni nga deputetët që nuk i kanë votuar këto marrëveshje”, tha ai.

Ndaj kësaj deklarate, Kadrijaj tha se Qeveria nuk mund ta shantazhojë opozitën në këtë mënyrë.

“Tash e paski shpik një procedurë tjetër. Dje the që për shkak të procedurave nuk ke mundur që të sigurosh barnat për kancerin e gjirit, tash e paske shpik një procedurë të re. Ju lumtë sepse edhe ashtu kjo Qeveri është më jo transparente në raport me publikun, me pacientët, opozitën dhe faktorët ndërkombëtar,. Bëni çka doni sepse e keni gjet një rrugë, e me shantazhimet e juaja nuk mundeni me na kushtëzua”, ka thënë Kadrijaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy