Friedkin ultimatum Mourinho-s/ Sipas Corriere dello Sport mund të zëvendësohet nga një gjerman

by engel

E besoni apo jo, por Jose Mourinho është shumë pranë shkarkimit, pikërisht ai që dukej si një bekim për Romën.

Corriere dello Sport, shkruan se presidenti Friedkin ishte gati të shkarkonte portugezin që pas humbjes së rëndë të pësuar në “Marassi” përballë Geona-s, por ndërhyrja e fortë e Tiago Pinto-s, drejtorit sportiv, bëri që bosi i Romës të frenonte.

banner

Gjithsesi, Pinto vetëm sa i dha pak më shumë, pasi Mourinho-n e pret shkarkimi i sigurt nëse nuk fitojnë përballë Cagliari-t. Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, presidenti Friedklin ka gati edhe zëvendësuesin e Mourinho-s, bëhet fjalë për teknikun gjerman Hans-Dieter Flick, ish trajneri i “pancerave” dhe Bayern Munich.

Corriere dello Sport dhe kryeredaktori i saj, Ivan Zazzaroni ka theksuar edhe më herët se Mourinho dhe Roma nuk do ta çojnë deri në fund të sezonit “martesën” ndërmjet tyre. Pavarësisht se Roma shfaqi shenja jete në Evropë, ku mposhti Servette me “poker” golash, ky sukses nuk mjafton për të qetësuar presidentin Friedkin, nëse Mourinho nuk fiton përballë Caglieri e pret shkarkimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy