25
Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, të enjten ka pritur në takim komandantin e KFOR-it të pjesës lindore të Kosovës, nënkolonelin turk Melif Oguz, të shoqëruar nga majori turk, Volkan Yildiz dhe majorja amerikane, Torres.
Me këtë rast, kryetari Aliu e ka falënderuar KFOR-in për bashkëpunimin e vazhdueshëm, në të mirë të sigurisë së përgjithshme të qytetarëve tanë.
Kryetari Aliu dhe komandanti Oguz janë dakorduar që bashkëpunimi mes Komunës dhe KFOR-it, i nisur shumë më herët, të vazhdojë edhe në të ardhmen.