Fansat e Madonës janë shprehur të shqetësuar kur videot e reja të këngëtares u shfaqën në internet.
Këngëtarja u shtrua në spital në qershor me një infeksion të rëndë bakterial dhe kaloi disa ditë në ICU.
Ajo aktualisht po përgatitet për turneun e saj botëror që u riplanifikua për shkak të problemeve të saj.
Videot e reja të Madonnas i tronditen fansat, të cilet reaguan menjëherë.
“Zot çfarë i ndodhi asaj,” komentoi një fans. Një tjetër shkroi: “Buzët e saj duken të dhimbshme”.
Një tjetër tha: “Njerëzit duhet të ndalojnë së injektuari fytyrat e tyre” apo “Ajo ka mjekun e gabuar që i jep mbushëse në vendet e gabuara – të gjitha ato para dhe ajo nuk mund t’i bëjë siç duhet”.