23
Në profilin e tij në facebook, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me sulmet terroriste të Hamasit ndaj shtetit dhe popullësisë së Izraelit.
Ai ka shkruar se “Qëndrojmë pranë Izraelit në këtë ditë të vështirë për ta. Sulmet terroriste në popullatën civile, pengmarrjet dhe agresioni, janë dhimbje e madhe për të gjithë botën demokratike”.
Më tutje ai ka uruar që situata të stabilizuhet sa më shpejt dhe ka shprehu ngushllime familjeve për humbjet nga këto sulme.
“Urojmë në stabilizim të shpejtë të situatës. Familjeve të viktimave dhe shtetit të Izraelit, ngushëllime dhe forcë!”