Robert Downey Jr. flet me ëmbëlsi për Johansson

by Merita

Scarlett Johansson është një nënë krenare e dy fëmijëve dhe bashke yjet e saj në Marvel ishin si familje për të, veçanërisht Robert Downey Jr., i njohur si Iron Man.

Kur aktori mësoi për shtatzëninë e parë të bashke-protagonistes se tij, u ndje jashtezakonisht i lumtur.

banner

Duke shprehur ndjenjat e tij në E New! në vitin 2014, 58-vjeçari shpërtheu për lajmin e mirë: “Unë mendoj se ajo do të jetë një nënë e mrekullueshme. Nuk mund ta besoj se ishte shtatzënë edhe gjatë Avengers”.

Ai vazhdoi: Tani më në fund ajo lindi fëmijën, kështu që do t’i kujtojë ato si ditët e mira të lindjes”.

Më vete, Scarlett foli për ngritjet dhe uljet e të qenit nënë për një të porsalindur.

Në një intervistë të vjetër për revistën Gala, 38-vjeçarja foli për ekuilibrin delikat mes momenteve euforike dhe rraskapitjes që vjen me kujdesin për një të porsalindur.

“Ka erë super të ëmbël, absolutisht. Nuk mund ta përshkruaj, por me të vërtetë të bën euforike. Është rraskapitës në mënyrën më të mrekullueshme. Nuk e kam menduar kurrë se sa do të thoshte për mua të flija gjatë natës,” tha ylli i Black Widow.

E martuar dy herë, Scarlett ka një vajzë me ish-burrin Romain Dauriac dhe një djalë me bashkëshortin aktual Colin Jost.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy