Rritja e tensioneve mes Uashingtonit dhe Pekinit, Senatorët amerikanë vizitojnë Kinën

by Merita

Lideri i Senatit amerikan, Chuck Schumer, ka arritur në Kinë më 7 tetor së bashku me një delegacion të senatorëve republikanë dhe demokratë. Senatorët kanë nisur një seri takimesh me zyrtarë të lartë kinezë në kohën e rritjes së tensioneve midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Qëllimi i turneut në Azi, ku përfshihen edhe vizita në Korenë e Jugut dhe Japoni, është që të avancohen interesat ekonomike dhe të sigurisë kombëtare të SHBA-së. Zyrtarët amerikanë thanë se delegacioni i Senatit shpreson që të takohet me presidentin e Kinës, Xi Jinping.

banner

Pasi vitin e kaluar miratuan një ligj për rritur konkurrencën me Kinën sa i përket gjysmëpërçuesve dhe teknologjisë tjetër, Schumer dhe liderët e një komiteti të demokratëve thanë në maj se do të hartonin një legjislacion që do të kufizonte dërgesat e teknologjisë në Kinë, me qëllim që të pengonin Pekinin që të nxiste një konflikt me Tajvanin dhe për të ashpërsuar rregullat në mënyrë që investimet amerikane të mos shkojnë në kompanitë kineze.

Schumer “do të përqendrohet në nevojën e reciprocitetit në Kinë për bizneset amerikane dhe për ruajtjen e lidershipit të SHBA-së sa i përket teknologjive të avancuara dhe sigurisë kombëtare”, tha zyra e tij.

Kjo vizitë vjen pas një seri të takimeve të nivelit të lartë të zyrtarëve të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, me ata kinezë.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy