Lionel Messi është shumë pranë rikthimit te Barcelona dhe kushti kryesor tanimë është plotësuar.
Inter Miami u mposht në shtëpi nga Cincinnati me rezultat 1-0 në një ndeshje në të cilën Messi luajti 35 minutat e fundit.
Me humbjen nga Cincinnati, Inter Miami edhe zyrtarisht është larguar nga gara për ‘Play-Off’ në elitën e futbollit amerikan MLS.
Kjo do të thotë se Inter Miami ndeshjen e fundit këtë sezon do ta ketë më 22 tetor kundër Charlotte dhe më pas Messi dhe shokët e tij do të kenë një pushim katër mujor.
Mos luajtja me Inter Miamin në play-off ishte kushti i fundit për rikthimin e Messit në Barcelonë.
Përkatësisht, duke pasur parasysh pushimin që do ta kenë lojtarët e Inter Miamit, Barcelona dëshiron ta huazojë argjentinasin e mrekullueshëm në afatin kalimtar dimërorë dhe është shumë reale që kjo të ndodhë.
Sipas mediave spanjolle në javët e fundit, Inter Miami është gati ta lërë Messin të shkojë në huazim te Barça, edhe pse kjo do të thotë se ai do të humbasë dy muajt e parë të sezonit të ardhshëm MLS.
Tani është radha e Messit, i cili duhet t’i kërkojë kreut të Interit, në radhë të parë pronarit David Beckham, ta lërë të huazojë për të veshur edhe një herë fanellën e klubit të tij të zemrës