Stoltenberg: S’lejojmë që situata në Kosovë të kthehet si e viteve të 90-ta

by Nexhat

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë në një intervistë për gazetën gjermane “Welt” se situata në Kosovë është shumë shqetësuese pas ngjarjeve të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit, teksa ka garantuar se Forcat e NATO-s në Kosovë do ta ruajnë paqen në rajon.

“Situata në Kosovë është shkak për shqetësim të madh”, tha Stoltenberg disa ditë para takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

banner

“Dua të them shumë qartë: trupat e NATO-s janë të gatshme të ruajnë paqen në Kosovë. Nuk do të lejojmë që dhuna e viteve 1990 të kthehet”, ka theksuar ai.

Stoltenberg ka kërkuar që Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Kjo është mënyra e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme për të gjitha komunitetet”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy