100 oficerë të Xhandarmërisë franceze zbarkojnë në Tiranë/I paraprijnë visitës së Macron në Shqipëri

by Merita

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Shqipëri. Bëhet me dije se Macron do të vizitojë Shqipërinë në datat 16 dhe 17 tetor.

 Edhe pse na ndan një javë nga vizita e Ramës, 100 oficerë të Xhandarmërisë franceze dhe forca sigurie kanë zbarkuar në Tiranë.

banner

Kjo është hera e parë që një president i Francës viziton Shqipërinë dhe në këto kushte siguria për Macron do të jetë e lartë.

Sot gjatë ditës, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me presidentin Bajram Begaj, ku në fokus të bisedimeve ishte vizita e presidentit Macron dhe Samiti historik i Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor 2023.

Kryeministri ndau në rrjetet sociale foto nga takimi i zhvilluar mes tyre ku shkruan: “Me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për temat e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizitën e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron, e para vizitë bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy