Bayern Munich ende ka shpresë se do të nënshkruajë me mesfushorin e Fulham, Joao Palhinha në afatin kalimtar të janarit, pavarësisht faktit se ai ka nënshkruar një kontratë të re me klubin anglez.
Në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, Palhinha ishte vetëm disa minuta larg bashkimit me kampionët e Bundesligës. Ai kishte kryer testet mjekësore përpara se marrëveshja të dështonte sepse Fulham nuk ishte në gjendje të gjente një zëvendësues.
Siç raportojnë mediat angleze, Thomas Tuchel ende dëshiron transferimin e portugezit në “Allianz Arena”, pavarësisht se Palhinha ka nënshkruar një kontratë të re që zgjat deri në vitin 2028.
Kontrata e re e Palhinhas thuhet se nuk përfshin një klauzolë lirimi, e cila do t’i lejonte një klubi të bisedonte me të kur të dorëzohej zyrtarisht një ofertë.
Bayern ishte i përgatitur t’i ofronte portugezit afërsisht 55 milionë funte (67 milionë dollarë), por ndoshta do të duhet të rrisin çmimin për shkak të rinovimit të kontratës.
Bayern do të duhet të punojë shumë në mënyrë që të nënshkruajë me Palhinhan në afatin kalimtar të janarit për shkak se Fulham kanë shprehur qartë dëshirën e tyre për të mbajtur lojtarin dhe në mungesë të klauzolës së lirimit, të dy klubet do të duhet të negociojnë për të arritur në një përfundim.