Irani mohon të ketë ndihmuar Hamasin në sulmet e ndaj Izraelit

by engel

Irani “nuk ishte i përfshirë” në sulmin e kryer nga militantët e Hamasit në jug të Izraelit, ka thënë misioni i tij në Kombet e Bashkuara.

“Ne qëndrojmë në mënyrë të prerë në mbështetjen e palëkundur të Palestinës, megjithatë, ne nuk jemi të përfshirë në përgjigjen e Palestinës, pasi ajo merret vetëm nga vetë Palestina”, thuhet në deklaratën e këtij misioni të dielën sipas Reuters.

banner

Hamasi kishte thënë më parë se ndihma nga Irani e asistoi atë të kryente sulmin gjatë fundjavës.

Irani e ka mbështetur Hamasin për vjet me radhë dhe u ofron luftëtarëve të tij armë dhe stërvitje – dhe grupi militant ka thënë se ata e kanë ndihmuar atë për të kryer sulmin e tij të koordinuar, raporton BBC.

Rreth kesaj qeshtjeje eshte deklaruar edhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken i cila tha per tha CNN-it të dielën se qeveria amerikane “nuk ka parë ende prova që Irani drejtoi ose qëndron pas këtij sulmi në veçanti”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy