Kosova në rend të ditës në mbledhjen sotme të Këshillit të Evropes

by engel

Në seancën e rregullt të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës sot pritet të diskutohet për situatën në Kosovë. Sesioni duhet të diskutojë gjithashtu situatën në Izrael dhe Nagorno-Karabakh.

Seanca e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të mbahet pas orës 16:00.

banner

Më 24 shtator, një grup terroristësh sulmoi një njësi patrulluese të policisë së Kosovës në një rrugë në fshatin Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Më pas, grupi i terroristëve u strehua në manastirin në Banjskë, prej ku vazhdoi përleshjet me zyrtarët policorë.

Gjatë përleshjeve, sipas autoriteteve kosovare, janë vrarë tre sulmues. Kosova ka fajësuar për këtë sulm terrorist – Serbinë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.

Në BE disa shtete kanë kërkuar që Serbia të ndëshkohet nëse vërtetohet se ka qenë e përfshirë në sulm. Blloku evropian ka deklaruar se po pret përfundimin e hetimeve dhe më pas do të vendosë se çfarë hapash do të ndërmarrë.

Këshilli i Bashkimit Evropian është një nga institucionet kryesore politike të BE-së dhe një formë e trekëndëshit vendimmarrës, ku bëjnë pjesë edhe Parlamenti dhe Komisioni.

Këshilli përfaqëson pikëpamjet e shteteve anëtare, në veçanti të drejtuesve të tyre. Në fakt, në mbledhjet e tij marrin pjesë përfaqësues të të 27 vendeve në nivel ministror, pra ministra apo sekretarë shteti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy