Nga sot do të nis procesi i vaksinimit në vend kundër gripit sezonal, kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në faqen e tyre zyrtare të facebook-ut.
Sipas IKSHPK-së personat të cilët duhet të vaksinohen janë njerëzit me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, fëmijët mbi 6 muaj, por që kanë imunitet të dobësuar dhe personat mbi 65 vjeç.
Në njoftim thuhet se vaksinimi është mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve serioze infektive, por edhe virusevë të ndryshme sezonale.
Po ashtu ne njoftim thuhet edhe se tre vaksina të tjera: Kundër Human Papilloma Virusit; Vaksina kundër Pneumokokut dhe Vaksina kundër Rotavirusit janë pjesë e Kalendarit të rregullt të vaksinimit (2023/2024) në Kosovë.
Ky është postimi i plotë i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik:
