Presidenca kroate del me njoftim për vizitën e Osmanit- tregon mbështetjen e Zagrebit për Kosovën

by Nexhat

Kroacia i ka dhënë mbështetje Kosovës, kështu thuhet në komunikatën e presidencës kroate për vizitën në Zagreb të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Mbështetje kroate për Kosovën është në lidhje me dhënien e statusit kandidat për integrim në Bashkimin Evropian. Si dhe presidenti kroat  Zoran Milanoviq ka deklaruar se Kroacia mbron njohjen universale për Kosovën.

banner

”Kroacia mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë mbështetjen për dhënien e statusit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Presidenti Milanoviç tashmë u ka bërë thirrje publikisht anëtarëve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë këtë. Dhe në fjalimin e tij të fundit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, presidenti Milanoviç theksoi se Kroacia mbron njohjen universale të Republikës së Kosovës dhe të drejtën e saj për të ekzistuar si anëtare e barabartë e bashkësisë së kombeve”, thuhet në komunikatë.

“Takimi zyrtar bilateral i dy presidentëve do të mbahet të martën në zyrën e Presidentit të Republikës, ndërsa të njëjtën ditë presidenti Osmani Sadriu do të takohet me kryetarët e Kuvendit të Kroacisë dhe të Qeverisë së Republikës së Kroacisë. Gjatë qëndrimit të saj në Kroaci, ndër të tjera është planifikuar takimi i saj me pjesëtarët e komunitetit shqiptar që jetojnë në Kroaci”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy