Herët në mëngjes, Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se rreth 80 terroristë u gjetën në vend gjatë natës, ndërsa luftimet vazhduan në gjashtë lokacione përgjatë kufirit me Gazën.

Të paktën 800 objektiva të Hamasit në Gaza u goditën nga ushtria.
Këtë e kanë raportuar mediat izraelite.
“Një mijë terroristë të etur per gjak kanë hyrë në territorin e Izraelit”
Gjatë natës, rreth 80 terroristë të Hamasit kaluan kufirin midis Izraelit dhe Rripit të Gazës dhe u infiltruan në Be’eri. Këtë e tha në një konferencë shtypi zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite, Kundëradmirali Daniel Hagari.
Shumica e tyre u vranë në betejë me trupat e IDF, por të tjerët janë ende të fshehur në shtëpitë e kibucit, specifikoi ai.
“Luftimi është ende në vazhdim në Izraelin jugor, terroristët janë ende në vend, rreth një mijë palestinezë gjakatarë kanë hyrë, ata kanë shkuar shtëpi më shtëpi, ndërtesë më ndërtesë për të masakruar civilë dhe ushtarë izraelitë. Fatkeqësisht, shifra astronomike prej 700 izraelitësh të vrarë është e destinuar të mos mbetet e tillë. Asnjëherë në historinë e Izraelit nuk ka pasur kaq shumë viktima nga një sulm i vetëm”, tha mbrëmë një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes izraelite, duke publikuar një video në X.