Turqia nga sot merr udhëheqjen e KFOR-it

by engel

Sot bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it, duke bërë që trupat e NATO-s në Kosovë nga sot të udhëhiqen nga Turqia.

Ndërrimi i komandës së KFOR-it në mes të Angelo Michele Ristuccias dhe turkut Ozkan Ulutas bëhet sot në orën 11:00.

banner

Në prag të marrjes së detyrës së komandantit të ri të KFOR-it, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani javë më parë kishte takuar gjeneralmajor Ozkan Ulutas, shoqëruar nga komandanti aktual, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.

Presidentja Osmani shprehu besimin e plotë në bashkëpunimin e ngushtë me gjeneral Ulutas gjatë udhëheqjes së tij të KFOR-it në përmbushjen e synimeve të përbashkëta për paqe dhe siguri në Kosovë dhe rajon.

Po ashtu, gjatë takimit Osmani ka theksuar nevojën për rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, në funksion të menaxhimit efektiv të sfidave të mjedisit të sigurisë rajonale dhe më gjerë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy