“Edhe pse kam shpresa dhe ëndrra për Palestinën, asnjëra prej tyre nuk përfshin dëmtimin e një personi hebre”, komentoi supermodelja në një postim të gjatë në Instagram.
Supermodelja gjysmë palestineze Gigi Hadid ka komentuar publikisht valën aktuale të dhunës në Izrael dhe Palestinë pasi organizata terroriste Hamas nisi sulmet në Izraelin jugor.
“Terrorizimi i njerëzve të pafajshëm nuk është në përputhje me lëvizjen e Palestinës së Lirë dhe nuk është i mirë për kauzën”, tha Hadid në një postim të gjatë në llogarinë e saj në Instagram të martën, 10 tetor.
Hadid, babai i së cilës, Mohamed Hadid, është një emigrant palestinez dhe praktikues mysliman, tha se ndjente “empati dhe dhimbje të thellë për luftën e palestinezëve dhe jetën e tyre nën okupim”.
Ajo shtoi: “Unë gjithashtu ndiej një përgjegjësi ndaj miqve të mi hebrenj për ta bërë të qartë, siç e kam bërë në të kaluarën: Ndërsa kam shpresa dhe ëndrra për palestinezët, asnjë prej tyre nuk përfshin dëmtimin e një personi hebre”.
Komentet e Hadid pasojnë sulmin vdekjeprurës në Izrael gjatë fundjavës, të orkestruar nga grupi terrorist palestinez Hamas.
Gigi Hadid dhe motra e saj më e vogël, Bella Hadid, janë të njohura si mbështetese te kauzës palestineze.